Kontakti:

+383 (0)38 71 21 55



ENGLISH
MENU

Vizita ne panairin Intersolar 2023 ne Munchen

Stafi yne i Muqa Solar, kishte kënaqësinë të merrte pjesë në vizitën e tyre në panairin Intersolar München në München të Gjermanisë. Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyeshme për ta eksploruar dhe njohur më shumë për zhvillimet më të fundit në tregun e energjisë diellore.Gjatë vizitës në Intersolar, patem rastin të vizitojme disa nga bashkëpunëtorët tane. Ne u takuam me kompanitë si: Sonnenkraft, Fronius Solar Energy, AEROCOMPACT, Studer Innotec SA, GL Charge, DEIF, dhe shumë të tjera. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të ndarë eksperiencat dhe për të mësuar më shumë rreth teknologjive dhe produkteve të tyre të energjisë diellore.Kompanitë si Sonnenkraft, Fronius, Aerocompact, Gl Charge, Studer dhe DEIF, janë liderë në industrinë e energjisë diellore dhe ofrojnë zgjidhje të avancuara për prodhimin, depozitimin dhe përdorimin e energjisë diellore. Për Muqa Solar, takimet me këta bashkëpunëtorë ishin një mundësi e mirë për të shkëmbyer idetë dhe për të përfituar nga përvoja e tyre. 

oferta online

Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë

sq