Kontakti:

+383 (0)38 71 21 55



ENGLISH
MENU

Vizita e profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Muqa Solar

Patëm kënaqësinë të mirëpresim profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike – drejtimi Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme, Prof. Dr. Bedri Dragusha dhe Prof. Dr. Drilon Meha, në ambientet e kompanisë sonë, Muqa Solar.

Gjatë kësaj vizite, diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e projekteve inovative, shkëmbimin e eksperiencave, barrierat dhe sfidat me të cilat përballemi në industrinë e energjisë diellore, përfshirë çështjet teknike dhe legjislative.

Jemi të bindur se ky takim shënon vetëm fillimin e një partneriteti të frytshëm mes akademisë dhe industrisë, duke kontribuar në zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme dhe promovimin e energjisë së ripërtëritshme në vendin tonë.

Faleminderit profesorëve për vizitën!

oferta online

Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë

sq