Muqa Solar pjesë e Forumit Ekonomik KosovëNë datat 13–14 Qershor, morëm pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë në Düsseldorf, të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës.
Në hapje të kësaj ngjarjeje të pranishmit i përshëndeti z. Faton Peci, Minister MBPZHR, z.Behar Isma, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Düsseldorf, z.Lazim Destani, Kryetar Nderi i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, z.Zef Dedaj, Drejtori i KIESA dhe z.Azem Rexhaj, Drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe anëtarët e bordit të Unionit në Gjermani, z.Shkelzen Jusaj, njëherit edhe Kryetar i Degës së Unionit në Kosovë, z.Nexhmedin Veliqi, znj.Shkëndije Berisha Pacolli dhe z.Faton Shehu, si dhe anëtari i Bordit të Degës në Kosovë, z.Miftar Veseli.
Ky forum na dha një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar punën tonë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, për të takuar dhjetëra biznese evropiane dhe për të dëshmuar potencialin e madh që ka Muqa Solar si kompani dhe Kosova si vend që synon një të ardhme të qëndrueshme dhe inovative.
Fokusi ynë: një e ardhme më e gjelbër, më e qëndrueshme dhe më e ndriçuar – me energji diellore në qendër.
Më poshtë gjeni disa momente nga prezantimi ynë, takimet B2B dhe fryma e bashkëpunimit që mbizotëroi gjatë gjithë forumit.Faleminderit organizatorëve nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dhe gjithë pjesëmarrësve për mikpritjen, frymëzimin dhe mbështetjen.
"Le të paguaj Dielli për ju"
Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë