Marrëveshje Bashkëpunimi – Muqa Solar x SHELL Kosova
Me kënaqësi ju njoftojmë për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet
Muqa Solar dhe kompanisë prestigjioze SHELL Kosova, për instalimin e sistemit fotovoltaik në objektin e tyre në piken Shell – Hani i Elezit, si dhe në Unio Commerce – Hani i Elezit, përfshirë edhe objektet tjera që lidhen me Unio Commerce.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt energjisë së pastër dhe efikasitetit energjetik në sektorin komercial, dhe jemi krenarë që SHELL Kosova dhe Unio Commerce kanë zgjedhur Muqa Solar si partnerin e besuar për realizimin e këtij investimi strategjik.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, do të implementohet një zgjidhje moderne dhe e qëndrueshme me panele solare, që do të ndihmojë në uljen e kostove energjetike dhe reduktimin e ndikimit mjedisor.
Faleminderit SHELL Kosova dhe Unio Commerce për besimin dhe partneritetin!
Ne në Muqa Solar mbetemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të nivelit të lartë për energji të ripërtëritshme në Kosovë dhe më gjerë.
“Le të paguaj Dielli për ju”
Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë