Kontakti:

+383 (0)38 71 21 55



ENGLISH
MENU

Gjimnazi "Xhevdet Doda" - Prishtinë

Me kënaqësi njoftojmë për përfundimin me sukses të punimeve për instalimin e sistemit solar në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë!

Ky projekt u realizua nga Muqa Solar, në bashkëpunim të ngushtë me @balkangreenfoundation, dhe është financuar nga Banka Botërore përmes grantit nga Partneriteti Global për Përgjegjësi Sociale (GPSA).

Qëllimi i këtij projekti është të promovojë përdorimin e energjisë së pastër nëpër institucione arsimore, duke kontribuar në reduktimin e ndotjes, kursimin e energjisë dhe edukimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e qëndrueshmërisë mjedisore.

Jemi krenarë që si Muqa Solar kemi dhënë kontributin tonë në këtë projekt që shërben si shembull i shkëlqyer se si energjia e ripërtëritshme mund të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për vendin tonë.

“Le të paguaj Dielli për ju”

oferta online

Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë

sq